Konfiskohet marihuana në Prizren

Kronikë e zezë

Konfiskohet marihuana në Prizren

Nga: Bota sot Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:09
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar tri persona , dje në orët e mesditës në fshatin Nashec të Prizrenit,  të cilët gjatë kontrollit të tyre njëri nga të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 10 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Personi i cili kishte pasur marihuanë kishte edhe një mulli për blurje të narkotikëve, gjë që edhe kjo i është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat