Dy të arrestuar për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për tentim vrasje

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 22:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë plagosur një person në fshatin Bllacë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:30 minuta, te Lapidari i Dëshmorëve.

Sipas hetuesve, të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se incidenti ka ndodhur pas një fjalosjeje ndërmjet tre vëllezërve me dy persona tjerë.

Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirrur në telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën me të cilën është qëlluar viktima.

Personi i plagosuri është sjell në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë dhe më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja të fishekëve por jo edhe armën dhe të dyshuarin i cili ka ikur në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar të përfshirë në rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat