Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, teksa dy makina janë përplasur ballë për ballë me njëra – tjetrën.
Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, shkruan JOQ. Personat që kanë mbetur të plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku dhe kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe, përtej normave të lejuara.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rastin.