Kush është i dënuari për vrasje që u gjet i vdekur në Tiranë

Kronikë e zezë

Kush është i dënuari për vrasje që u gjet i vdekur në Tiranë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Një i dënuar për vrasje është gjetur i vdekur sot në një dhomë hoteli në Tiranë. Bëhet fjalë për Ardian Laze ka qenë i dënuar për vrasje. Laze akuzohej se në 18 maj 2005 kishte qëlluar me kallashnikov ndaj Arben Hoxhës i cili njihej me nofkën “Ben Komisari”, për shkak se babai i tij në kohën e diktaturës kishte qenë shef i Degës së Punëve të Brendshme në Lushnje. Hoxha njihej si njeri shumë problematik, jo vetëm për bashkëqytetarët e tij të Lushnjes, por dhe policinë.

Arben Hoxha, 41 vjeç, shkonte jo rrallë herë për të luajtur në lojërat e fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Lokali “Xheal” ka qenë i marrë me qira nga Ardian Laze, 38 vjeç, ndërsa Dritan Bilbili njihej si administratori i tij. Dy “menaxherëve” të lokalit të lojërave të fatit duket se jo rrallë herë i ishin ankuar punonjësit e tij se “Ben komisari” nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte. Përveçse nuk paguante paratë, i arrestuari ka dëshmuar se, herë pas here, viktima Hoxha ka kërcënuar shumë seriozisht personelin.

Një gjendje e tillë është bërë e papërballueshme për Bilbilin dhe Lazen, të cilët e lanë të vdekur në vend Arben Hoxhën, djalin Isufit, e njërit për ish-komisarëve të policisë së qytetit të Lushnjës, në periudhën e monizmit. Dy “menaxherëve” të lokalit të lojërave të fatit,sipas Syri.net. duket se jo rrallë herë i ishin ankuar punonjësit e tij, se “Ben komisari” nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte. Përveçse nuk paguante paratë, i arrestuari ka dëshmuar, se, herëpashere, viktima Hoxha ka kërcënuar shumë seriozisht personelin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat