Zbardhet arsyeja: Ja pse shqiptari masakroi me thikë biznesmenin grek në Korfuz

Kronikë e zezë

Zbardhet arsyeja: Ja pse shqiptari masakroi me thikë biznesmenin grek në Korfuz

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 08:31
Korfuz

Zbardhet shkaku pse 30-vjeçari shqiptar vrau 52-vjeçarin grek, pronarin e një taverne në Korfuz, disa ditë më parë.

Mediat helene raportojnë se greku kishte marrëdhënie me gruan e të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Lokaliteti i vogël në lagjen Vrioni të Korfuzit është mjaft i tronditur pasi krimi i rëndë ndodhi brenda në tavernën e 52-vjeçarit në mesditë, ku ndodheshin edhe klientë të tjerë.

Shqiptari 30-vjeçar shkoi në tavernën e vogël ku punonte e shoqja dhe nxori një thikë, me të cilën vrau pronarin. Ky i fundit mori plagë  në bark, gjoks dhe në qafë, që rezultuan fatale.

Më pas, autori i vrasjes u fut në makinë, hodhi thikën në rruge dhe shkoi vetë në rajonin e policisë, ku dhe u dorëzua.

Atje dëshmoi së e kreu vrasjen pasi bashkëshortja e vetë kishte marrëdhënie intime me viktimën.

Image
Viktima
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat