I shpëton atentatit me armë, 50-vjeçari kërkon ndihmën e policisë

Kronikë e zezë

I shpëton atentatit me armë, 50-vjeçari kërkon ndihmën e policisë

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 11:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tenton të vrasë me armë zjarri një person, Policia e Lezhës  identifikohet dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të krimit.  Rreth orës 18:00 të së premtes,, pranë ambienteve të policisë është paraqitur shtetasi P.P. 50 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka njoftuar se rreth orës  17:45, në kohën që ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij të tipit fuoristradë REXTON 270 CDI në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Blinisht, është qëlluar disa herë me armë zjarri nga një automjet tip BMw X5 , ku për pasojë është thyer vetëm xhami i pasmë i automjetit të këtij shtetasi.

Pas marrjes së njoftimit , nga ana e policisë është  formuar grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë këqyrjes  janë gjetur e sekuestruar 5 gëzhoja armë zjarri pistoletë.

Është organizuar menjëherë puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë e mundur të identifikohet dhe shpallet në kërkim  si autor i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A.T. 29 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet e deritanishme  dyshohet se ngjarja mund  të ketë ndodhur për motive të dobëta, si rezultat i një konflikti të ndodhur para disa vitesh mes vëllait të të dyshuarit dhe nipit të të dëmtuarit. Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë dhe policia po vazhdon hetimet për identifikimin e bashkautorëve të tjerë dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes .

Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprën penale të ‘’Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë  dhe  ‘’Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, në ngarkim të shtetasit A.T.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat