Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari në arrati

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2017 Në ora: 11:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Isniq të Deçanit të premten rreth orës 20:10 ka ndodhur një tentim vrasje.

Sipas policisë së Kosovës  i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. “Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa në vend-ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të pistoletës. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat