Një person është arrestuar në fshatin Gllaviçicë të Pejës, nën dyshimin se i njëjti i maskuar dhe armatosur ka depërtuar në brendinë e shtëpisë së viktimës mashkull, dhe si pasojë gjatë ballafaqimit, viktima ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervenimit policor i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.