Seks për 100 euro/ Prostituta “VIP” flet hapur: Jetoj në kushte të vështira...

Kronikë e zezë

Seks për 100 euro/ Prostituta “VIP” flet hapur: Jetoj në kushte të vështira...

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 16:32
ilustrim

Shërbime seksi për 100 euro në hotelet pranë zonës së Liqenit Artificial. Pas përgjimeve që cuan në pranga disa persona, tutorë, prostituta dhe taksiste, gjatë operacionit policor të koduar “Mustang” ka dëshmuar një nga vajzat që shërbenin si prostituta.

Gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Tiranës, e pandehura Domenika D. ka pranuar në gjykatë se kishte ushtruar prostitucion. Ajo ka pohuar se jeton në kushte të vështira socio-ekonomike, pasi është e papunë dhe se jeton së bashku me një prej prindërve të saj.

“E pandehura e ka pranuar faktin se ushtronte profesionin e prostitutës, nisur nga kushtet shumë të vështira social-ekonomike”, saktësonte Gjykata gjatë analizimit të rrethanave që mbajti parasysh për përcaktimin e masës së dënimit ndaj saj.

Emri i të pandehurës Domenika D. është përmendur në deklarimet e dhëna gjatë hetimit nga e bashkëpandehura e saj A.B., e gjykuar në një proces tjetër. A.B. ka shpjeguar ndër të tjera se Niku e ka prezantuar dhe me vajza të tjera, të cilat kryenin të njëjtën punë, konkretisht dhe me të pandehurën Domenika D., që po ashtu ushtronte prostitucion.

Sipas së parës, në rastet kur Nik G. kërkonte nga Domenika D. për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me ndonjë klient, ai bisedonte me një shokun e A.B., ka pohuar se ka parë B.M. të sillte me një mjet Domenikën ku më pas shkonin për ushtrim prostitucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat