Babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim: Me zor jetojmë e jo më të paguajmë vrasës

Kronikë e zezë

Babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim: Me zor jetojmë e jo më të paguajmë vrasës

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 13:41
Policia e Tiranes

Babai i dy vëllezërve, për të cilët u deklarua se janë shpallur në kërkim si porositës të vrasjes së komisar Artan Cukut, Prelë Daka, i ka kërkuar policisë që t’i lërë rehat djemtë dhe familjen e tij.

Në një intervistë për “News24”, Prelë Daka ka theksuar sërish se familja e tij e ka mbyllur njëherë e mirë problemin me familjen e komisar Artan Cukut dhe se janë të pafajshëm. Ai ka deklaruar se mezi sigurojnë jetesën e jo më të kenë para për të paguar vrasës.

“Familja jonë e ka mbyllur njëherë e mirë problemin me familjen e Artan Cukut. Nuk e kuptoj përse policia e shqetëson familjen tonë. Ne po punojmë në shtëpi dhe Bujari është këtu. Jemi tërësisht të pafajshëm dhe nuk e kuptoj çfarë policie është kjo. S’kemi asnjë lidhje me atë ngjarje dhe djemtë e mi nuk janë shpallur në kërkim por jemi të gjithë të lirë. Me zor jetojmë e jo më të kemi para për të paguar vrasës”, ka shtuar babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat