Vlorë, digjet gjatë natës një automjet

Kronikë e zezë

Vlorë, digjet gjatë natës një automjet

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 15:52
Makina e djegur

Një makinë është shkrumbuar në gjatë orëve të para të mëngjes  në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mësohet se makina tip “Toyota” me targë “AA 635 El”, e cila i përket shtetaset me inicialet O.H,  dhe është djegur në lagjen “Pavarësia” rreth orës 02:40.

Raportohet se  automjeti në momentin që ëstë djegur ka qenë i parkuar.

Fatmirësisht nga djegia e makinës nuk ka patur persona të lënduar, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat