Vrau barbarisht me thikë bashkëshorten, çfarë dëshmoi para policëve shqiptari në Itali

Kronikë e zezë

Vrau barbarisht me thikë bashkëshorten, çfarë dëshmoi para policëve shqiptari në Itali

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 22:09
Muhamad Vrapi dhe Diana Vrapi Koni

(E plotësuar) - Një martesë dikur e lumtur por që u mbyll sot me një fund tragjik. Kështu e cilësojnë mediat italiane ngjarjen që tronditi zonën e Busto Arsizio në Varese, kur 62-vjeçari shqiptar Muhamad Vrapi masakroi me thikë, bashkëshorten e tij 10 vjet më të re, Diana Vrapi Koni.

Pak orë pas ngjarjes së rëndë mediat italiane tregojnë detaje nga krimi. Sipas Corriere Della Sera, gruaja është gjetur e shtrirë në shtëpi, kishte pësuar atak kardiak nga goditjet e njëpasnjëshme dhe ishte e mbuluar në gjak.

Mjekët kanë regjistruar të paktën 15 goditje me thikë në trupin e saj ndërsa bashkëshorti ka pranuar menjëherë krimin. Ai qëndronte në oborrin e shtëpisë kur shkoi policia dhe deklaroi: Po, e qëllova unë!

Sipas Corriere Della Sera, çifti me origjinë ng Durrësi me nënshtetësi italiane ishin prindër të tre fëmijëvë maxhorenë, 2 djemve dhe një vajze. Mosmarrëveshjet mes të dyve kishin nisur vetëm vitet e fundit.

Image
Muhamad Vrapi dhe Diana Vrapi Koni.

Vrasje në Itali, shqiptari vret gruan me thikë

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një familje shqiptare në Itali. Një grua 52 vjeçe është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj.

Krimi ka ndodhur në Varese, në një familje emigrantësh shqiptarë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së sotme.

Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi, 52 vjeçe, ndërsa në pranga është vendosur burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç. Ky i fundit mësohet se e ka pranuar krimin.

Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë. Çifti kishte vite në Itali dhe ishin me pasaportë italiane dhe prindër të 3 fëmijëve.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat