I theruri me thikë në Prishtinë është shtetas i Shqipërisë

Kronikë e zezë

I theruri me thikë në Prishtinë është shtetas i Shqipërisë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Në lagjen Taukbahqe të Prishtinës një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me një mjet të mprehtë - thikë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkohë Klan Kosova raporton se personi që ka pësuar lëndime është mashkull, shtetas i Shqipërisë, i lindur më 1985.

Policia është duke u marrë me rastin në fjalë derisa i plagosuri po merr tretmanin në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat