Një 80 vjeçar është gjendur i vdekur ne dhomën e një hoteli në qytet. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore.
Po këto burime pohuan se ekspertet e kriminalistikës ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e kësaj ngjarje për te përcaktuar shkaqet e vdekjes nëse kanë qenë natyrale apo e stimuluar.
Njoftimi i policisë:
Në datën 18.06.2017, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia” Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.