Qarkullonte me pistoletë në Durrës, arrestohet vlonjati

Kronikë e zezë

Qarkullonte me pistoletë në Durrës, arrestohet vlonjati

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 11:58
Pistoleta

Një 34 vjeçari banues në Vlorë, është arrestuar nga policia e Durrësit, për shkak se qarkullonte me armë.

Në pranga përfundoi Shpirag Siqeca.

“Në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu iu gjet  dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 77B dhe  një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat