Vritet një shqiptar në Itali, kërcënoi gruan me thikë

Kronikë e zezë

Vritet një shqiptar në Itali, kërcënoi gruan me thikë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 11:34
Policia italiane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Një grua ka vrarë një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Bergamo, Itali. Viktima është një 40-vjeçar shqiptar i cili sipas medieve italiane kishte kërcënuar gruan me thikë.

Por kjo e fundit, siç duket kishte mundur që të futej në makinën e saj, duke u nisur dhe goditur shqiptarin. Përplasja ka qenë fatale për të, pasi ka rënë i vdekur në tokë.

Vrasja ka ndodhur në një garazh në qendër të Villogo, provincë e Bergamos.

Nga dëshmia e dhënë, gruaja është shprehur se shqiptari e ndiqte prej kohësh, ndërsa është transportuar për në spital në gjendje shoku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat