Dhunon nënën, arrestohet 39-vjeçari nga Vlora

Kronikë e zezë

Dhunon nënën, arrestohet 39-vjeçari nga Vlora

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:21
Ilustrim

Një 39-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në pranga pasi ka dhunuar nënën e tij, duke ushtruar mbi të moshuarën dhunë psikologjike dhe fizike.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije së shtetasi Fiodor Zeqo, 39 vjeç, me banim në Vlorë, është arrestuar në flagrancë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka goditur me grushte dhe e ka kanosur me fjalë nënën e tij, shtetasen E.Z., 62 vjeçe duke bërë që kjo e fundit ta denoncojë në polici.

Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta, ku  më pas 39-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka ushtruar dhunën ndaj nënës së tij, duke u shkaktuar asaj dëmtime të lehta në trup.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat