Tentim vrasje në Obiliq

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Obiliq

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Policia ka arrestuar katër të dyshuar në Obiliq, pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti dhe gjatë rrahjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.  

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat