Francë, sekuestrohen 1.5 ton kokainë, arrestohen disa grekë

Kronikë e zezë

Francë, sekuestrohen 1.5 ton kokainë, arrestohen disa grekë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 07:12
Droga

Më shumë se 1.5 tonë kokainë u sekuestrua sot në një plazh në jugperëndim të Francës dhe 11 shtetas të huaj u arrestuan, pjesa më e madhe e të cilëve grekë, bëri të ditur sot xhandarmëria franceze.

Sekuestrimi nisi nga një sinjalizim i shërbimeve lokale për mbrojtjen e natyrës, që dyshonin te disa kampingje të braktisura në një plazh të Mimizanit, një lokalitet i Landes.

Shtatë persona u arrestuan ndërkohë që po merrnin pakot e kokainës. Katër persona të tjerë u arrestuan në një shtëpi 20 kilometra nga plazhi. Rreth 180 kilogramë kokainë u zbuluan në këtë vend.         

Njëmbëdhjetë të dyshuarit, të gjithë të huaj, mes të cilëve pjesa më e madhe me shtetësi greke, u vendosën në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat