Vrasje nga pakujdesia është akuza që rëndon mbi 44-vjeçaren italiane, Donatella Chiari.
Akuza është ngritur nga hetuesit italian pasi mëngjesin e të hënës, 44-vjeçarja përplasi ,me makinë shtetasin shqiptare, Agron Beshmatan, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Chiari, në parkimin e bibliotekës së qytetit, ku italiania punonte.
Në dëshminë e saj para hetuesve italiania ka deklaruar se shqiptari kishte në dorë një thikë dhe e kishte kërcënuar, ndaj ajo hipi në makinë dhe u përpoq t’ia mbathte, ndërkohë që në dëshminë e saj, 44-vjeçarja ka shtuar se nuk kishte qëllim ta vriste shtetasin shqiptar.