Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 14:53
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur, ndërsa me këtë rast janë konfiskuar armë, municion dhe një veturë.

Njësiti i hetimeve rajonale që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, në bashkëpunim me një njësit të stacionit policor të Vushtrrisë, bazuar në informacione të mara në rrugë operative, dje kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes, me targa të huaja, ku ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Policia e Kosovës raporton se i dyshuari i tretë që ndodhej në të njëjtin automjet është arrestuar pasi ndaj tij policia kishte një urdhër arrest.

Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit Ecol Special, pesë fishekë (9 mm) dhe automjeti “Mercedes”, i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.

Personat e arrestuar me këtë rast I.A, mashkull, 20-vjeç, Q.B,  mashkull, 17- vjeç, shtetas të Kosovës me rekomandimin e prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndërsa i dyshuari i tretë L.L,  mashkull, 18- vjeç, shtetas i Kosovës, i është dorëzuar stacionit policor të Vushtrrisë për veprime të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat