Gjendet drogë në Mitrovicë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Gjendet drogë në Mitrovicë, një i arrestuar

Nga: BOTA SOT Më: 24 qershor 2017 Në ora: 12:35
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi ka gjetur drogë në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se policia gjatë bastisjen në shtëpinë e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar 521 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, shkruan Bota sot.

I arrestuari është dërguar në mbajtje.

“ Njësiti DHTN-Mitrovice Veri , me urdhër te Gjykatës , kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 521 gr substance të dyshuar Narkotike të llojit Marihuanë . Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat