Parakalimi i gabuar, theret me thikë një person

Kronikë e zezë

Parakalimi i gabuar, theret me thikë një person

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:38
ilustrim

Një 38- vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Gjirokastër. Sipas burimeve të policisë shkak i kësaj ngjarje ka qenë një parakalim i gabuar me makinë.

Njoftimi i policisë:

Njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marr ndihmë mjekësore shtetasi B.D, 38 vjeç, banues në Fier, pasi është plagosur me mjet mprehës (thikë) nga një shtetas tjetër. Shkaku paraprak i konfliktit sipas deklarimeve të të dëmtuarit dyshohet se është parakalimi i gabuar me mjet nga ana e autorit.

Shtetasi B.D. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes , po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat