I thyen derën e dritaren vëllait, më pas sulmon policët me...

Kronikë e zezë

I thyen derën e dritaren vëllait, më pas sulmon policët me...

Nga: B.S Më: 27 qershor 2017 Në ora: 10:33
Ilustrim

Një person i dehur në fshatin Lluga të Istogut ka shkuar në shtëpinë e vëllait të tij, ku i ka thyer xhamin e derës dhe të dritares, përcjell Bota sot.

Më pas, në raportin e policisë thuhet se viktima ka raportuar që pasi kanë ardhur zyrtarët policorë ai i ka sulmuar me shkop druri.

Policia njofton se ai është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat