Shkodër, gjendet i mbytur punonjësi i një hoteli

Kronikë e zezë

Shkodër, gjendet i mbytur punonjësi i një hoteli

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 18:12
Ilustrim

Punonjësi i një hoteli në Shkodër është gjetur i mbytur.

Policia njofton se në fshatin Shtoj i Ri, pasditen e ditës së martë është gjetur i mbytur shtetasi me iniciale R.L, 58 vjeç, banues në këtë fshat, i cili punonte si roje në një hotel.

Mësohet se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka  ardhur nga shkaqe natyrore, pasi viktima vuante nga zemra, si dhe ishte një përdorues alkooli.

Ndërkohë trupi i pajetë të 58-vjeçarit, raportohet të jetë gjetur në një përrua nga banorë të fshatit, pasi i ndjeri nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës.

Materialet për këtë rast i janë dërguar Prokurorisë së Shkodrës për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat