Atentati në Shkodër, Hajdari dërgohet drejt Tiranës, ka marrë 8 plumba

Kronikë e zezë

Atentati në Shkodër, Hajdari dërgohet drejt Tiranës, ka marrë 8 plumba

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 23:28
Pamje nga aksidenti

Ilmir Hajdari, 42-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, në një atentat, ku mori tetë plumba në trup, raportohet se është duke u transportuar drejtë Tiranës për ndihmë mjekësore.

42-vjeçari ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku është nisur drejtë Tiranës për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore.

Hajdari sipas njoftimit të policisë është plagosur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme në lagjen “Perash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat