Aksident tragjik në Vorë, Fordi merr përpara kamionin e parkuar, vdes 35-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Vorë, Fordi merr përpara kamionin e parkuar, vdes 35-vjeçari

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 17:42
Ilustrim

Një 35-vjeçar gjeti vdekjen në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur rreth 15:55, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.

Një kamion dhe një autoveturë u përplasën me njëra-tjetrën, ku për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i makiëns Ford, S. Sh., 35 vjeç.

Nga hetimet paraprake është mësuar se kamioni ka qenë i parkuar jashtë rruge dhe drejtuesi i automjetit tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara është goditur me kamionin duke e spostuar atë me rreth 10 m.

Forca e goditjes ka qenë e madhe dhe i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Për nxjerrjen e trupit nga makina është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësese.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat