Sulmon zyrtarët policorë, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon zyrtarët policorë, arrestohet

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në fshatin Rakosh në Istog pasi që ka kanosur dhe ka sulmuar verbalisht zyrtarët policorë.

Sipas Policisë së Kosovës personi në fjalë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar verbalisht zyrtarët policorë derisa i kontrollonin veturën dhe dokumentet personale. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat