Tre të arrestuar për kanosje në Suharekë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për kanosje në Suharekë

Nga: A.M. Më: 1 korrik 2017 Në ora: 13:12
Ilustrim

Policia e Kosovës ka  njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar  pasi që dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri në një kafeteri  dy viktimat meshkuj shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.

“Njësitet policore gjatë kontrollit te të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të tipit TT, ndërsa pas bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie (me leje) 37-patrona të pushkës së gjuetisë, 16-patrona të zbrazët, dhe 22-fishek cal-7.62 mm. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat