Vrau prindërit, 29 vjeçari konfuz në sallën e gjyqit: Nuk e kuptoj, unë i vrava?

Kronikë e zezë

Vrau prindërit, 29 vjeçari konfuz në sallën e gjyqit: Nuk e kuptoj, unë i vrava?

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 17:44
Pamje nga gjykimi

Ishte përpjekur prej 3 vitesh të gjente një punë si saldator në Itali, por pa sukses.

Me bashkëshorten dhe vajzën i ishte drejtuar Francës për azil por edhe aty nuk ja ka dalë. Mes dështimeve të njëpasnjëshme 29-vjecari Leonisio Nika kalon krizën e parë nervore dhe fillon të kurohet me antidepresantë, por pa kryer asnjëherë një vizitë mjekësore. 

Ditë pas dite me shpresën se Leonisio do të qetësohej nga nervat, familjarët e  neglizhuan në heshtje gjendjen e rënduar të tij.  Ky është profili i vrasësit të dyfishtë që ju mori jetën prindërve të tij, Aliut 70 vjeç dhe Junijes 66 vjeç. Plot me kontradikta në thëniet e tij Leo e pyeti gjykaten  "Nuk e kuptoj , unë i vrava , pse e bëra , si e bëra”

“Në banesën e tij janë gjetur ilaçe antidepresantë ambulatore, vëllai i tij thotë që e ka kuruar edhe në Francë”, thotë Avenir Stërmasi, avokati i Nikës.

“A është i qartë ai që ka kryer një krim?”, e pyet Top Channel.

“Po është i qartë pastaj qan dhe pyet pse”, përgjigjet avokati Stërmasi.

Me kërkesë të prokurorise gjykata urdhëroi ekspertimin psikik të 29-vjeçarit dhe vendosi masën arrest me burg për 60 ditë, kohë e cila nevojitet për të përcaktuar se nga çfarë sëmundje psikike vuan 29-vjeçari. Kjo do të thotë që nëse vërtetohet se ai vuan nga sëmundje mendore ai do të dërgohet në burgun e Zaharisë, ku edhe trajtohen të sëmurët mendorë që kryejnë krime . Me paqartësi dhe gjendje të rënduar,  edhe Leonisio Nika ka treguar krimin e dyfisht plot me paqartësi . Sipas prokurorise Leonisio Nika ka treguar si i vrau prinderit e tij. Sipas tij, bashkëshortja ishte larguar bashkë me vajzën tek prindërit e saj në Rrashbull dhe sipas hetuesve ndonëse ai nuk është shprehur ende për këtë gjë, ka dyshime se i riu bënte fajtor prindërit. 

“Gjatë natës fjeta në papafingo, në mengjes bëra kafen , bleva diçka për të ngrënë dhe zbrita poshtë. Babai e mbante armën në dollap, e mora dhe të parën qëllova nënën, babai mu lut mos qëllo mos qëllo, i drejtova armën dhe shtiva edhe mbi të. Kështu duhet të ketë ndodhur”, e ka mbyllur rrëfimin e tij vrasësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat