Aksident në Gjakovë, humb jetën 18 vjeçarja

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, humb jetën 18 vjeçarja

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Policia në Gjakovë njofton se sot në orën 09:54 në rrugën ,,Nëna Terezë” në Gjakovë pikërisht para Hotel Pashtrikut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet udhëtarësh në lëvizje nga pakujdesia në vend kalimin për këmbësor i godet dy këmbësor duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Emergjencën e spitalit  nga qytetar të rastit nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore: L.Th e lindur në vitin 1998, ka ndërrua jetë ndërsa Q.S e lindur  në vitin 1999 ka pësuar lëndime trupore.

 Ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat