Lajmi i fundit/ Lushnjari humb toruan, dhunon nënën e tij

Kronikë e zezë

Lajmi i fundit/ Lushnjari humb toruan, dhunon nënën e tij

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 11:27
Ilustrim

Një i ri nga Lushnja ka përfunduar në qelitë e paraburgimit pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi nënën e tij.

Burime nga policia kanë bërë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Edmond.K, 36 vjeç, banues ne fshatin Dushk në Lushnje.

36-vjeçari është prangosur pasi ka goditur me grushte nënën e tij 58-vjeçare dhe e ka kanosur me fjalë atë, duke bërë që kjo e fundit të kryej denoncim në polici.

Shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt për  motive të dobëta, ku 36-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka filluar të ushtrojë dhunë mbi nënën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat