Babai në burg për përdhunimin e vajzës 5-vjeçare, vjen akuza e rëndë për krushqit!

Kronikë e zezë

Babai në burg për përdhunimin e vajzës 5-vjeçare, vjen akuza e rëndë për krushqit!

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 18:16
Ilustrim

Dëshmitë nga familjarët e babait që akuzohet se ka abuzuar me vajzën e tij 5-vjecare janë tronditëse. Ndërsa më parë familja Shuli që jeton në Leminot të Korçës nuk pranonin që djali i tyre të kishte kryer akte turpi me të bijën, sot shprehen se abuzimi me të vogël mund të ketë ndodhur nga krushqit.

Vëllai i Edison Shulit, Jani Shuli shprehet per Shqiptarja.com se mbesën e kanë ngacmuar në Librazhd, kur nusja e tyre shkonte tek familja e saj.

“Edisoni ynë është i pafajshëm. Kemi 4 ditë që duam të denoncojmë nusen dhe babain e saj, si abuzues me vajzën 5-vjeçare. Ata ma kanë masakruar mbesën dhe e kanë ngacmuar”, shprehet Jani Shuli duke shtuar se Policia e Korcës refuzon të regjistrojë kallëzimin penal ndaj nuses dhe babait të saj.

“Ne duam hetime të paanshme dhe të plota. Edisoni ka qenë një prind korrekt dhe nuk ka abuzuar kurrë me të bijën. Këto llafe vijnë nga nusja që kur conte vajzën tek prindërit, njerëzit e saj kanë abuzuar me mbesën”, shprehet më tej Jani Shuli.Familja Shuli kërkon që të zbardhet e vërteta nga autoritetet.

“Të zbardhet e vërteta me cdo kusht. Do ti shkojmë deri në fund, qoftë dhe duke shitur gjithçka, për të provuar se Edisoni është i pafajshëm”, thanë ata.Gjykata lë në burg 36-vjeçarin

Sot Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin Edison Shuli, pasi u kallëzua nga bashkëshortja e tij se abuzonte në mënyrë të përsëritur me vajzën e tyre të mitur 5-vjeçare.Edison Shuli u arrestua pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila e akuzoi se abuzonte me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari u akuzua edhe për dhunë fizike nga bashkëshortja e tij, e cila pas ngjarjes u largua nga banesa.Nga deklarimet e gruas dhe akt ekspertimi i psikologëve,rezulton që 36 vjecari, prej 3 muajsh kryente vepra të turpshme me të bijën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat