Gjendet trupi i dekompozuar i një mashkulli në Durrës

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i dekompozuar i një mashkulli në Durrës

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 21:22
Durres

Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në qytetin e Durrësit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të mësuar identitetin dhe se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e tij.

Sipas policisë, trupi i pajetë i seksit mashkull është gjetur në ambient të hapur në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Për veprime hetimore më të specializuara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për identifikimin e tij dhe zbulimin e shkaqeve të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat