Zbulohen 100 rrënjë kanabis në Vlorë, një në pranga

Kronikë e zezë

Zbulohen 100 rrënjë kanabis në Vlorë, një në pranga

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Policia e Vlorës, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, në Vlorë, gjatë ditës së djeshme ka konstatuar të  kultivuara 100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva pranë vendit të quajtur "Kumë e madhe" në tokë të hapur rishtas.

Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është Ahmet Nelaj.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë si dhe referimin e çështjes në Prokurori në ngarkim të tij, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat