Policia jep detaje për të shtënat me armë në kryeqytet

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për të shtënat me armë në kryeqytet

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 22:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se rreth orës 22:10 ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Demokracia”, te kompleksi QAFA në Prishtinë.

Hoxha ka thënë se njësitet policore iu kanë përgjigjur menjëherë rastit dhe në lokacion janë gjetur disa gëzhoja të armës.

Deri në këto momente, nuk është raportuar për të lënduar, përderisa bazuar në informacione dhe dëshmi, rasti po vazhdon të hetohet nga kompetentët policorë.

Pamje nga vendi ku pati të shtëna me armë në Prishtinë

Janë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur një shkëmbim me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur te vendi që njihet si “kafet e vogla”.

Ja fotografitë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat