Hajnat gjuajnë me armë drejt policëve

Kronikë e zezë

Hajnat gjuajnë me armë drejt policëve

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 09:48
Ilustrim

Policia raporton se në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës gjatë një vjedhje njësitë policore kanë intervenuar për t’i arrestuar të dyshuarit, mirëpo të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Pas kësaj edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve, të cilët kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat