Plagosja në Tiranë/ Arrestohen dy persona, 4 të tjerë në kërkim

Kronikë e zezë

Plagosja në Tiranë/ Arrestohen dy persona, 4 të tjerë në kërkim

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia për plagosjen me armë në Tiranë që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:29.

Sipas Policisë së Tiranës, u arrestuan Jurgen Shakri 25 vjeç dhe Xhenis Vrapi 27 vjeç, dy të personat që mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se të plagosurit janë arrestuar për moskallëzim krimi.

Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake rezulton se dy personat me iniciale F.F 25 vjeç dhe E.F 25 vjeç që udhëtonin me një makinë “Volkswagen Golf” u konfliktuan për motive banale me dy të plagosurit. Grupi hetimor gjeti në vendngjarje 8 gëzhoja.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë.

Policia zbardhi ngjarjen e ndodhur natën e kaluar në rrugën “Sabaudin Gabrani” ku mbetën të plagosur 2 shtetas.

– Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe  shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Në datë 11.07.2017, rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”.

Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe  E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Ëolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj., 25 vjeç dhe Xh.V., 25 vjeç.

Konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 25 vjeç dhe dhe J.G., 27 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.

Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit:

– Jurgen Shakri 25 vjeç banues në Tiranë

– Xhenis Vrapi  27 vjeç, banues në Tiranë

për veprën penale ” Moskallëzim i krimit” , parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat