Policia jep detaje për vetëvrasjen që ndodhi mbrëmë në QKUK

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vetëvrasjen që ndodhi mbrëmë në QKUK

Nga: Bota Sot Më: 14 korrik 2017 Në ora: 10:07
QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetëvrasjen e një femre, e cila dje u hodh nga kati i katërt i ndërtesës së kirurgjisë në QKUK.

Siç njofton PK-ja, shkaqet e vetëvrasjes së saj, mbeten ende të panjohura, përcjell Bota sot.

“Raportohet se viktima femër k-shqiptare për shkaqe të pa njohura ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës se kirurgjisë pranë QKUK Prishtinë. Ne vendin e ngjarjes  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore. Me urdhër te prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është  dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat