Vrasje në tentativë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Ferizaj

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 10:15
Policia e Kosovës gjatë një aksioni të mëhershëm

Një vrasje në tentativë ndodhi pasditen e vonshme të ditës së djeshme në Ferizaj.

Rreth orës 18 e 50 në Rrugën “12 Qershori” në Ferizaj ndodhi një vrasje në tentativë.

Policia e këtij qyteti në një komunikatë për medie bën se nga të shtënat në këtë lagje është plagosur personi me inicialet I. M. 37 vjeç nga Ferizaj.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në emergjencë dhe pastaj transferohet në QKUK në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia në vend të ngjarjes ka gjetur një gëzhojë plumbi të pistoletës, ndërsa të shtënat sipas raporteve të para të hetuesve kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të çastit.

Policia në komunikatë bën me dije se është arrestuar i dyshuari për këtë plagosje.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur të arrestojë pas një kohe të shkurtër dhe bëhet fjalë për  (A.Z.  29 vjeç) si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në komunikatë.

Arma e konfiskuar është e markës Ekol Tuna 8mm me një karikator dhe dy fishekë, sqaron komunikata.

Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat