Mbytet në det 14 vjeçari, zbulohet identiteti

Kronikë e zezë

Mbytet në det 14 vjeçari, zbulohet identiteti

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 10:44
Zona e “Ujit të Ftohtë”

(E plotësuar) - Një 14- vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është mbytur në det. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, përballë shkollës së Marinës.

Mësohet se viktima Endri Bejkotaraj, 14 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlorë, mbytet në det 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është mbytur në ujërat e detit në Vlorë. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pranë shkollës së Marinës.

14-vjeçari ka rrezikuar të mbytej, dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.  Por fatkeqësisht vetëm 10 minuta më pas ndërroi spitali konfirmoi se ndërroi jetë. Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat