Ja kush është 60-vjeçari që e shtypi treni në Durrës

Kronikë e zezë

Ja kush është 60-vjeçari që e shtypi treni në Durrës

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 13:19
Ilustrim

Është mësuar identiteti i personit që u shtyp mëngjesin e sotëm nga treni në hyrje të Durrësit, ndërkohë që policia ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.

Mësohet se personi në fjalë është shtetasi me inicialet B.K, rreth 60 vjeç, banues në Spitallë.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 16.07.2017, rreth orës 10:00 tek Stacioni i Trenit, lagja Nr.4, Durrës lokomotiva me drejtues mashinist shtetasin S.S. ka aksidentuar shtetasin B. K. rreth 60 vjeç, banues në Spitallë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat