Dalin emrat e dy të vrarëve në Gjakovë

Kronikë e zezë

Dalin emrat e dy të vrarëve në Gjakovë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 20:20
Komuna e Gjakoves

(E plotesuar)-  Janë mësuar emrat e personave që humbën jetën sot në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Mediat kanë mësuar se Pjetër Memaj dhe Kristë Memaj janë viktimat e sontme në Gjakovë.

Sipas policisë, Kristë Memaj 45 vjeç ka qëlluar me revole, Pjetër Memajn 55 vjeç derisa më pas ka vrarë edhe vetën.

"Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë", thuhet në deklaratën e policisë.

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë, Policia jep detajet tjera

 Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes në Jahoc të Gjakovës, ku për pasojë një person ka vararë një tjetër dhe më pas vetën.

Policia njofton se viktimat janë meshkuj,  njëri i moshës 55 dhe tjetri 45 vjeç.

Njoftimi i PK-së

Sot me datë 16. Korrik 2017 rrethë orës 18: 55 minuta, Stacioni  Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima.

Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri,  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.

Personat e vdekur si pasojë e armës se zjarrit janë:

1.      P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/ nga Kosova

2.      K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/nga Kosova

Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin

P. M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.

Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike. 

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

***

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Sipas zëdhënësit të PK së Kosovës në Gjakovë Krist Gjokaj, një person ka vrarë një tjetër dhe më pas edhe vetën.

Ai ka konfirmuar se viktimat janë rreth moshës 50 vjeçarje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 19:00. Gjokaj tha se për detaje të tjera do të informojë me kohë.

Dy të vrarë në Jahoc të Gjakovës

Janë vrarë dy persona në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Dy persona kanë mbetur të vrarë në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Lajmin për të vrarët e ka bërë të ditur për KALLXO.com, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjokaj.

Sipas Gjokajt, dy të vrarët janë të moshës rreth 50 vjeçare, ndërsa vrasja ka ndodhur pas një zënke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat