SPB e Tetovës: Mos përdorni armë zjarrë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare

Kronikë e zezë

SPB e Tetovës: Mos përdorni armë zjarrë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Pas disa rasteve të lëndimeve me armë zjarri në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, SPB e Tetovës u bën apel qytetarëve që të përmbahen nga gjuajtja me armë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

SPB e Tetovës paralajmëron kontrolle të shpeshta në këtë periudha dasmash dhe ahengjesh tjera familjare, ku ndodhin raste të lëndimeve si rezultat i përdorimit të armëve të zjarrit për festime.

Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë, thotë se gjoba për këtë shkelje ligjore është 200 deri 500 euro, në kundërvlerë denari, ndërkaq varësisht pasojave, gjuajtja me armë paraqet edhe vepër penale.

Përndryshe, rasti më i freskët i lëndimit me armë zjarri në dasëm ka ndodhur dy ditë më parë në rajonin e Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat