I riu godet me gotë 19-vjeçarin në një lokal në Golem

Kronikë e zezë

I riu godet me gotë 19-vjeçarin në një lokal në Golem

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 23:04
Ilustrim

Një 27-vjecar nga Tirana, sipas policisë së Kavajës ka goditur me gotë një 19 vjecar banues në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Golem, ku pas sherrit i riu nga Tirana është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.XH, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, tek nje lokal ka goditur me gotë, shtetasin E.G vjeç 19, banues në Kavajë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për kapjen e I.XH. Neni 89 i Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat