Plagosje me thikë në Tiranë, pranga autorit

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Tiranë, pranga autorit

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.

Policia e kryeqyteti bën me dije se në rrugën "Mihal Grameno" gjatë një konflikti të çastit Ervis Mateli ka goditur me thikë shtetasin I. K., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Blutë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, 33-vjeçarin Ervis Mateli.

Ndërsa, lidhur me ngjarjen pas hetimeve të parë, policia e Tiranës bën me dije se materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e  armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat