Gjenden bomba të pashpërthyera në Deçan

Kronikë e zezë

Gjenden bomba të pashpërthyera në Deçan

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:38
ilustrim

Disa mjete shpërthyese u gjetën në Deçan, ndërsa u tërhoqën pa pasoja nga FSK-ja

Në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit janë gjetur disa mjete shpërthyese që u larguan me ndihmën e FSK-së.

Një burrë nga Deçani dje derisa po punonte në oborr të shtëpisë ka hasur në disa mjete shpërthyese.

Me lajmërimin e Policisë së Kosovës, u konstatua se bëhet fjalë për katër bomba dore të tipit A-6 dhe disa fishekë.

Mjetet janë larguar nga njësiti për deminim i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sipas raportit ditor, tërheqja është bërë pa asnjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat