Të rinjtë godasin punonjësin e ujësjellësit në Fier, arrestohen

Kronikë e zezë

Të rinjtë godasin punonjësin e ujësjellësit në Fier, arrestohen

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:47
Policia e Tiranes

Dy persona nga Roskoveci i Fierit janë vënë në pranga ditën e djeshme nga policia pasi akuzohen se kanë goditur një punonjës ujësjellësi.

Siç bën me dije policia, në pranga kanë përfunduar Selami Rërëza, 21 vjeç, dhe Edison Rërëza, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellës kanalizimeve Roskovec, F.M, 53 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Ndërsa, pas hetimeve të para, policia thotë se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat