Plumba në një lokal në Tiranë, një person i plagosur

Kronikë e zezë

Plumba në një lokal në Tiranë, një person i plagosur

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 21:47
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një person është qëlluar në një atentat tek gjimnazi ‘Partizani’.

Personi i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë disa plumba dhe është dërguar në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën ‘4 dëshmorët’ përballë gjimnazit ‘Partizani’.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat