Merr flakë makina në Milot – Burrel, plagoset shoferi

Kronikë e zezë

Merr flakë makina në Milot – Burrel, plagoset shoferi

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:32
Ilustrim

Një automjet ka qenë duke ecur në aksin rrugor Milot – Burrel dhe se ka marrë flakë, duke u djegur thuajse tërësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.40 minuta, ku sipas policisë ka marrë flakë automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A.K 32 vjeç, banues në Peshkopi. E gjitha ka ndodhur në vendin që quhet “Kongrazhd”. Drejtuesi i automjetit ka dalë nga “Range Rover” pasi makina e tij ka marrë flakë dhe në përpjekje për të shuar zjarrin, është lënduar në njërën dorë.

Shtetasi A.K u dërgua në Spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shoferi ka qenë i vetëm në automjet, kur makina ka marrë flakë. Sipas uniformave blu, dyshohet se shkak për zjarrin në automjet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për “Ngjarje aksidentale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat